Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakër në Australi/ 2 persona hapin zjarr ndaj turmës në një festë hebraike, 12 të vdekur

schedule11:18 - 14 Dhjetor, 2025

schedule 11:18 - 14 Dhjetor, 2025

Të paktën 102persona humbën jetën në plazhin Bondi të Sidney-t në Australi, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Mes viktimave ishte edhe një nga autorët.

Policia njoftoi se 12 persona të tjerë u plagosën mes tyre edhe personi tjetër i armatosur që thuhet se është në gjendje të rëndë. Dy oficerë policie gjithashtu mbetën të plagosur në ngjarje.

Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti publik për Hanukkah, një festë e kalendarit hebre. Nuk dihet ende motivi i autorëve, por presidenti izraelit Isaac Herzog e cilësoi ngjarjen një sulm terrorist ndaj hebrenjve.

Dëshmitarët treguan se dëgjuan rreth 20 të shtëna, teksa treguan tmerrin e përjetuar derisa autoritetet mbërritën në vendngjarje. Disa njerëz madje i kërkuan autorëve të ulnin armët.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon një burrë që i afrohet një prej autorëve dhe I merr armën në mënyrë që të ndalonte të shtënat.

Menjëherë pas masakrës policia nisi një operacion në plazhin Bondi dhe bastisi disa shtëpi për të zbardhur të plotë ngjarjen, motivet dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të autorëve.

Kryeministri Australian Anthony Albanese reagoi për sulmin dhe i quajti skenat në Sidney tronditëse dhe shqetësuese. Ai theksoi se policia po punon për të gjitha detajet dhe shprehu mbështetjen për të prekurit.

Ky është sulmi më i rëndë në Australi pas thuajse tre dekadash, kur në vitin 1996 u vranë 35 persona në Port Arthur dhe dhjetëra u plagosën. Pas atij sulmi Australia mori disa nga masat më të rrepta të kontrollit të armëve në botë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!