Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Masakër” me votat në Prizren/ Prokuroria: Diferenca e votave për kandidatët mbi 68 mijë

schedule16:43 - 23 Janar, 2026

schedule 16:43 - 23 Janar, 2026

Rinumerimi në Kosovë tashmë është edhe çështje e prokurorisë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka ndërmarrë një operacion në këtë rajon lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Gjate aksionit u ndaluan 109 persona, per veprat penale te falsifikimit te rezultateve zgjedhore.



Kryeprokurori i Komunes se Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha se ka pasur raste kur deshmitaret kane qene bashkepunues dhe kane treguar se si eshte ushtruar presion ndaj tyre.

Nje nga te arrestuarit eshte nje komisioner i Nova Demokratska Stranka-parti e pakicave,  apo njohur ndryshe si partia e Emilia Rexhepit, zv kryeministre në qeverinë Kurti 2, ndërsa i dyti djali i deputetit të pdk, Nait Hasani.

Sipas Prokurorisë, teksa rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit, ku janë vënë re dallime mes fletëvotimeve dhe votave të numëruara për kandidatët.

Kryeziu tha se ne Komunen e Prizrenit diferenca totale e keqperdorimit te votave eshte 68 mije e 17 vota.

Sipas tij kjo nuk mund te kete ndodhur pa kompromisin edhe te komisionereve qe kane qene te deleguar nga kater partite me te medha politike.

Prokuroria ka theksuar se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe se këto raste do të trajtohen pa asnjë kompromis.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i numërimit të fletëvotimeve.

Sipas Zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi  numri i komunave që kanë përmbyllur plotësisht rinumërimin është 19 dhe kanë mbetur edhe gjysma tjetër.

Në proces rinumërimi u futën të gjithë votata e kandidatëvë në 38 komuna të vendit të shpërndara në 2,557 vendvotime.

Sipas KQZ po bëhën përpjekje maksimalisht që rinumërimi të përmbyllet sa më shpejt dhe  të procedohet me shpalljen e rezultateve përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme.

Gjithësesi, edhe pas shpalljes së rezultatit subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!