Një varr masiv është ybuluar në Izium, qytetin e çliruar së fundi nga forcat ukrainase.
Gazetarët e Associated Press panë dje një vend varrimi masiv në një pyll jashtë qytetit, ndërsa mes pemëve kishte qindra varre me kryqe të thjeshta prej druri, shumica e tyre të shënuara vetëm me numra. Një varr më i madh mbante një shenjë duke që shkruante se përmbante trupat e 17 ushtarëve ukrainas.
Hetuesit me detektorë metalikë po skanonin vendin për ndonjë eksploziv të fshehur.
Oleg Kotenko, një zyrtar në ministrinë ukrainase, i ngarkuar me riintegrimin e territoreve të pushtuara, tha se videot që ushtarët rusë postuan në mediat sociale tregonin se kishte më shumë se 17 trupa në varr.
“Nuk i kemi numëruar ende, por mendoj se janë më shumë se 25 apo edhe 30”, tha ai. /abcnews.al