Masa të reja kufizuese Covid 19, protesta në Holandë, disa të plagosur

schedule08:29 - 20 Nëntor, 2021

schedule 08:29 - 20 Nëntor, 2021

Masat e reja kufizuese Covid 19 në Holandë kanë nxitur tension mes qytetarëve. Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e përleshjes me policinë në orët e fundit janë plagosur dy persona në Roterdam.

Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj tyre dhe u vunë flakën makinave të policisë. Ndërkohë qindra protestues ishin mbledhur për të treguar zemërimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për një leje vaksinimi kundër Covid dhe ndalimin e fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri.

Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të Covid javën e kaluar ndërsa rastet u rritën.

Ndërkaq deri më tani si pasojë e protestave shtatë persona janë plagosur dhe 20 të tjerë janë arrestuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!