Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masa për sherrxhinjtë në Kuvend/ Dhunë dhe bllokim, PS: Ndëshkim për Bardhin e Krekën

schedule18:12 - 18 Shtator, 2025

schedule 18:12 - 18 Shtator, 2025

Pas sherrit dhe zhurmës së krijuar në kuvend, socialistët kanë kërkuar masë disiplinore për Gazmend Bardhin dhe Fidel Krekën. Ata bllokuan prezantimin e programit Rama 4 ndërsa tentuan të shkaktojnë kaos në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Në shkresën që mban firmat e 30 deputetëve argumentohet se Bardhi dhe Kreka kanë hedhur shishe uji dhe librat e rregullores së kuvendit në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

“Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu dhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi.”



Çiftit Bardhi-Kreka iu bashkuan edhe të tjerë demokratë, përfshirë edhe djalin e Fahri Balliut, të cilet bllokuan foltoren, por për ta nuk u kërkua mase. Sekretariati i Etikës pritet të mblidhet paraditen e së premtes për të vlerësuar masat ndëshkimore ndaj demokratëve, të cilët as në këtë seancë nuk surprizuan, por përsëriten të njëjtin skenar si në legjislaturën e kaluar.

Por edhe pse ishin vetë ideatoret zhurmës, që pamundësoi debatin parlamentar, demokratët kërkojnë përsëritjen e seancës. Në mbledhjen e grupit në selinë blu artikuluan tre kërkesa; një seancë tjetër për votëbesimin e qeverisë, presidenti të mos pranojë betimin e ministrave, dhe mocion mosbesimi për shkarkimin e Niko Peleshit nga posti I kryetarit të Kuvendit. Vetëm se për këto propozime nuk I ndihmojne as numrat në kuvend.  Dhe as qëndrimi I mazhorancës, e cila e ka bërë të qartë se këtë legjislaturë nuk ka ndërmend të humbësë kohë me tekat e pd.

Sic e tregoi në seancën e së enjtes kur pas bllokimit të parë, kaloi menjëherë dhe pa humbur kohë në votimin e ministrave dhe programit të qeverisë. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!