“Masa për qeverinë Kurti, jo Kosovën”, nënkryetari i AAK: Dinari u kthye në kauzë që i shërbeu Beogradit

schedule16:39 - 26 Shkurt, 2024

schedule 16:39 - 26 Shkurt, 2024

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nesër, në Bruksel, do mbahet takimi mes Kosovës e Serbisë për të diskutuar “çështjen e dinarit”.

Besnik Tahiri, nënkryetari Aleancës për Arbërinë e Kosovës (AAK), i ftuar në “Balkan Update” në ABC News, tha se nëse merren masa, duhet të jenë për qeverinë e Albin Kurtit, dhe jo për Kosovën.

Ndër të tjera ai tha se çështja e Dinarit kthye në kauzë që i shërbeu Beogradit.

BE duhet të largojë sanksionet, pas sulmit në Banjskë, ose t’ia vendosë edhe Serbisë. E mira do ishte që shumë shpejt në një urgjencë Kosova të ulet me faktorin ndërkombëtar dhe të pyesë se cilat janë kërkesat.

Ajo që ne kemi si qëndrim është të shfrytëzojmë këtë kohë. Nuk ka kohë kush të merret me Kosovën, për ne janë 3 kërkesa të rëndësishme. E para është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e dyta me anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe e treta me kërkesën për vend kandidat në BE.

Nesër në Tiranë është Zelensky. Çfarëdo krize në një rajon tjetër e devijon përqendrimin amerikan dhe evropian për t’i dalë në ballë Putinit. Kosova është vend në të cilën SHBA ka dhënë shumë. Sot ushtarët amerikanë janë kufirin e Kosovës dhe Serbisë. Pse sillet kështu me ne? Ky komb dhe ky vend është produkt amerikan jo sovjetik, apo i askujt. Ata kanë synim për t’i hënë drejtim vendit.

Se kuptoj çfarë kërkon Kurti në zgjedhjet në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Luginë e Preshevës. Ekzistimi i shqiptarëve është i mundur vetëm me një mbështetje të madhe amerikane.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!