Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Masa kundër kultivimit të kanabisit”/ Lamallari: Bashkëpunim me Guardia di Finanza, një avion do përcjellë koordinatat

schedule10:22 - 20 Maj, 2026

schedule 10:22 - 20 Maj, 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi forcimin e masave kundër kultivimit të kanabisit dhe rritjen e sigurisë në shkolla gjatë një konference për mediat.

Sipas tij, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Guardia di Finanza, do të përdoret edhe një avion për monitorimin ajror, i cili do të transmetojë në kohë reale koordinatat e sakta të zonave të dyshuara për kultivim.

“Një lajm është edhe forcimi i më tejshëm i Guarda di Finanza për monitorimin e kultivimit të kanabis. Do të kemi përdorimin edhe të një avioni, i cili do të përcjellë në kohë reale koordinatat e sakta. Bashkëpunimi me homologët italianë, duke i mbështetur ata edhe në dislokimin e mjeteve fluturuese.



Një nga masat kryesore, është masat për shkollat. Është bërë me dije edhe më herët janë planifikuar dhe po zbatohen masa të posaçme për incidentet në shkolla. Zbatimi i programit siguria e të rinjve, ku synohet një ndërgjegjësim më i lartë. Policia e Shtetit është në alert, po kryhen kontrolle të veçanta nëpër shkolla”, tha Lamallari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!