Masa e sigurisë për Martinajn, Apeli shqyrton kërkesën për ndryshim

schedule09:40 - 19 Nëntor, 2018

schedule 09:40 - 19 Nëntor, 2018

Sot Gjykata e Apelit në Tiranë do të shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Ervis Martinajt. Ankimimi i bërë nga ana e prokurorisë, kundërshton masën e dhënë dy javë më parë, më 4 Nëntor, nga Gjykata e Tiranës që caktoi një masë të re sigurie “arrest në burg” me afat 30 ditor për Ervis Martinajn.

Gjyqtari Artan Gjermeni zhvlerësoi disa nga provat e prokurorisë kundër biznesmenit të lojërave të fatit, duke pretenduar pasaktësi dhe mospërputhje. Prokuroria e Tiranës dështoi në përpjekjen e saj për të mbajtur në paraburgim pa afat Ervis Martinajn.

Ai u arrestua në 4 Tetor pas ngjarjes në ish-Bllok ku u plagos ai vetë dhe Eljon Hato, ndërsa u vra Fabian Gaxha. Gjyqtari Artan Gjermeni refuzoi kërkesën për “arrest në burg” të bërë nga tre prokurorët e çështjes duke shtyrë vetëm me një muaj izolimin e Martinajt në qeli.

Masa e re e sigurisë, e njëjtë me atë të dhënë ndaj tij në 7 Tetor, i dha edhe 30 ditë kohë prokurorisë të paraqesë prova të reja, si dhe të saktësoje nëse mospërputhjet e konstatuara janë lapsuse.

Aktualisht Martinaj po hetohet për 6 vepra penale, “vrasje në rrethana cilësuese”, “pastrimi i produkteve të veprës penale”, “falsifikim i letërnjoftimit, pasaportave ose vizave”, “organizim i llotarive të palejuara”, “vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “fshehje e të ardhurave”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!