Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Masa e sigurimit konceptohet si dënim”/ Avokati: Gjykatat janë kthyer në ‘servile’ të organit të akuzës!

schedule18:31 - 30 Janar, 2026

schedule 18:31 - 30 Janar, 2026

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se gjykatat janë kthyer në servile të organit të akuzës.

Gjatë intervistës, avokati, nënvizoi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë humbur nocionin e veprës penale.

“Zëvendësimi i më të korruptuarve është gjë e mirë, por kanë ngelur sërish në përgjithësi në sistemin edhe në drejtimin e gjyqësorit të organit të akuzës në vend. Por tashmë që të jepet drejtësi duhet të kesh konceptet e qarta dhe kur gjykon apo heton një çështje duhet përgjegjësi. Por gjykatat tona janë servile, tek ne është vrarë pafajësia. Për fatin e keq gjykatat tona janë kthyer në noteri. Dhe e keqja tjetër më e madhe është Kodi Penal, pra zbatimi i kodit penal. Nuk analizohen elementët e veprës penale…”, tha ai.



Gjithashtu theksoi se masën e sigurimit e konceptojnë si dënim. Po ashtu ngriti shqetësimin për zvarritjen e gjykimeve, duke shtuar se sistemi ka nevojë për një reformim të plotë.

“Po ashtu edhe politika penale në këtë vend është për të vënë duart në kokë, mendohet se do t’i zgjidhin gjërat vetëm me burg. Për rrjedhojë mendohet se sa më shumë të fusin në burg do parandalohen krimet, por përkundrazi egërsia sjell egërsi. Pra në aspektin e zvarritjeve të gjykimit  dhe çështje rrinë pa u shqyrtuar janë probleme të rënda dhe në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim të plotë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!