Pakistani do të ketë transgjinoren e parë që do të drejtojë një edicion qendror lajmesh. 21 vjeçarja u shpreh se ky vendim është një fitore për të gjithë komunitetin transeksual në vend.
Marvia Malik është në gazetare dhe një modele transgjinore, e cila së fundmi është zgjedhur nga Kohenoor TV për të drejtuar edicionin qencror të lajmeve. Në fakt ajo është prezantuesja e parë transeksuale pakistaneze në absolute. Marvia është vetëm 21 vjeç dhe ka një të kaluar shumë të vështirë. Pasi u braktis nga familja e saj, u detyrua të punojë për të paguar universitetin dhe të diplomohej për gazetari. Në një intervistë të fundit ajo u shpreh se kishte sakrifikuar shumë për t’u bërë gazetare dhe se shpresonte që historia e saj e jetës të ishte një burim frymëzimi për të gjithë transgjinorët e rinj në Pakistan./abcnews.al