Martohet mjekja e njohur/ Rrëfen detajet: E kisha të vështirë ta pranoja, është 10 vite më i vogël se unë

schedule09:13 - 4 Tetor, 2024

schedule 09:13 - 4 Tetor, 2024

Mjekja e njohur, Briseida Xhelaj ka realizuar dasmën e saj të ëndrrave. E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se zgjodhi 6 fustane dhe e ka shijuar pa fund.

“Unë isha përgatitur dhe e dija se çfarë doja, fustanin, të ftuarit, por nuk munda për shkak të kohës. E ftova princeshës, por ajo e kishte të pamundur të vinte, na ftoi në dhjetor mua me bashkëshortin në familjen e saj që të festojmë dhe një herë.

Kam pasur 6 fustane, kur i provova më pëlqyen shumë dhe vendosa t’i vishja të gjithë.

Unë e doja dasmën shumë, ndërsa burri më thoshte, prit se jemi shpejt. Kjo verë ka qene e keqe për jetën time, sepse kam bërë një operacion në vena dhe shkoja shpesh në spital për vizita, kam harxhuar gati 20 milionë lekë, por dasma ndryshoi gjithçka”.

Sakaq, Briseida ka rrëfyer dhe historinë e dashurisë me bashkëshortin 10 vite më të ri, të cilin në fillim e kishte të vështirë ta pranonte.

Mjekja ka zbuluar se ka dhe një djalë nga martesa e saj e parë, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të mira.

“Bashkëshorti im është barist dhe bën koktejlet më të mira. Ne ishim shokë, por për hir të moshës unë nuk e pranoja të kalonim në romancë. Ai është 10 vite më i vogël nga unë. Në fillim nuk doja, i mori shumë kohë që të më mbushte mendja, por kuptova që ai ishte i pjekur dhe pranova. Ma mbushi mendjen, sepse jeta është shumë e shkurtër, dhe unë dua lumturinë dhe këtu e kam, prandaj pse mos t’ia jap shancin vetes.

Unë kam dhe një djalë 9 vjeç, ai e dogji në dasmë, madje ka kënduar dhe një këngë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!