Martohet “Gylsereni”, zbulohet partneri i aktores shumë të dashur nga shqiptarët

schedule08:29 - 21 Shtator, 2020

schedule 08:29 - 21 Shtator, 2020

Aktorja turke e njohur për publikun shqiptar me rolin e “Gylserenit” në serialin “Fate të kryqëzuara”, Nurgul Yesilcay do të martohet në jetën reale.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, të cilat kanë zbuluar se aktorja 44-vjeçare do ta zhvillojë dasmën me partnerin e saj në verën e vitit të ardhshëm. Çifti kishte vendosur të martohej këtë verë, por për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk arritën të organizonin një dasmë.

Nurgul është prej më shumë se dy vitesh në një lidhje dashurie me producentin Necati Kocabay.

Ndërsa nga martesa e saj e parë, aktorja ka një djalë. l.k/abcnews.al