Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes disa fotove të publikuara në Instagram.
Hadërgjonaj ka zgjedhur të veshë një kostum elegant, ndërsa partnerja e tij, Dorina Podrimja ka veshur një fustan të bardhë të kombinuar me aksesor, teksa të dy mbanin lule në duar.
“Zyrtarisht Mr dhe Mrs Hadërgjonaj”, ka shkruar futbollisti krahas fotove, në të cilat ka marrë urime të shumta.
View this post on Instagram
Kujtojmë që 27-vjeçari i cili aktualisht luan për ekipin turk Kasimpasa dhe Dorina u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar./abcnews.al