Në kampin e Teutës mbizotëron atmosferë pozitive. Trajnerit Edi Martinit i është rikthyer buzëqeshja, sepse ka marrë një lajm të mirë për njërin nga lojtarët e dëmtuar.
Mbrojtësi Hektor Idrizaj ka arritur të rikuperohet dhe të kthehet në stërvitje me skuadrën për ndeshjen kundër Kastriotit, në kuadër të javës së shtatë të “Abissnet Superiore”.
Mbrojtësi 32-vjeçarë ka arritur të zhvillojë vetëm 2 takime gjatë këtij sezoni, me Dinamon dhe Vllaznisë.
Teuta ka arritur të grumbullojë 11 pikë gjatë këtij sezoni po aq sa skuadra e Kukësit, 3 pikë më pak se Tirana kryesuese. /f.a/abcnews.al