Martini: Milionat e Beitar na motivojnë, Kallaku na ka lënë boshllëk të madh

schedule13:58 - 26 Gusht, 2020

schedule 13:58 - 26 Gusht, 2020

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka dalë para mediave ditën e sotme dhe ka folur në lidhje me përballjen e Europa League kundër Beitar Jerusalem. Durrsakët zbresin në fushë prej orës 16:00 dhe shkodrani i Teutës thekson se skuadra e tij është gati për lojë. Sa i takon kualifikimit, Martini e sheh gjithccka të hapur si dhe pranon vështirësinë e ndeshjes dhe forcën e rivalit izraelit.

“Normalisht jemi gati, jemi stërvitur maksimalisht. Nuk kemi pasur dëmtime dhe kjo është e rëndësishme. Jemi gati për ndeshje dhe shpresojmë të kualifikohemi. Atmosfera është e mirë, Kemi një grup lojtarësh me karakter, ndaj edhe fituam Kupën dhe dolëm mirë në kampionat. Janë djem që kanë besuar kundër çdo ekipi dhe kanë shumë kurajo”.

FORMACIONI – “Nuk e kam vendosur formacionin, por dhe nëse do ta kisha vendosur nuk do ta thoja sot. Ekipi është gati. Kemi afruar disa lojtarë, kemi Krasniqin që do kohë të përshtatet me grupin. Oshafi dhe braziliani që kemi marrë te Besa nuk janë ende në maksimumin e tyre. Do u duhet pak më tepër kohë. Pastaj të shohim, pasi për të gjetur një fantazist nuk është e lehtë. Boshllëku i Kallaku ndihet, por duhet të kërkojmë më të mirën te lojtarët që kemi. Krasniqi? DO e vendosim sot, pasi kemi disa alternativa në mendje, Kemi provuar disa variante,. Deri para ndeshjes do i kemi vendosur gjërat,

RIVALI – “Beitar Jerusalem realisht është një ekip i mirë. Kanë 3-4 lojtarë të kombëtares së Izraelit. Janë ekip që e luajnë topin mirë, e dimë kush janë. Gjithsesi fusha do të tregojë gjithçka. Nuk mendoj se do të ishte dështim po të eliminohemi. Teuta nuk është se ka kaluar nga një apo dy ture çdo vit që të quhet dështim tani. Nuk duhet të mendojmë kështu, por duhet të mendojmë që të kualifikohemi, të ecim përpara e të japim më të mirën në fushën e lojës. Pastaj është edhe çështje fati”.

MËNYRA E LOJËS – “Do bëjmë lojën tonë, pasi kur bën diçka të tillë mundohesh t’i imponohesh kundërshtarët. Nesër duhet të bëjmë lojën tonë, por duke pasur parasysh edhe disa pika të veçanta të kundërshtarit. Porosi ekipit? Nuk u kam lënë ndonjë porosi të veçantë. Çdo ditë në stërvitje u jap porosi, ata e dinë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për ata vetë dhe klubin. Janë aq profesionistë dhe e dinë sa e vështirë është kjo ndeshje”.

KUALIFIKIMI NË 90 MINUTA – “Duhet të them që po, na favorizon, aq më tepër që luajmë në fushën tonë. Nuk lejohen gabime, duhet kujdes. Favori kryesor është fakti që luajmë në shtëpi. Kush bën më pak gabime ecën përpara. E shoh si detyrim në vetvete të fitoj çdo ndeshje, pavarësisht si shkojnë. Beitar është një ekip i mirë, kanë financa të mëdha, disa herë më të mëdha se ne. Kanë lojtarë kombëtareje, por nuk trembemi. Të gjithë këto na motivojnë. E respektojmë maksimalisht kundërshtarin. Duhet të jemi agresivë në fushë dhe të tregojmë atë treguam në kampionat. Shpresoj që fati të jetë me ne”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!