Martin Shkreli vijon të drejtojë kompaninë e tij nga burgu

schedule18:32 - 9 Mars, 2019

schedule 18:32 - 9 Mars, 2019

Sipas mediave amerikane, Martin Shkreli, i cili vuan dënimin e tij në burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijon të drejtojë kompaninë e tij farmaceutike nga qelia.

I njohur me epitetin “shqiptari më i urryer” pasi ngriti me mijë hera herë më shumë çmimin e mjekimit për të prekurit me HIV/AIDS, krim për të cilin po vuan dënimin me burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Shkreli ka përfunduar sërish në objektivin e mediave amerikane. Ndërsa është shpallur fajtor dhe për mashtrim të investitorëve, mediat amerikane, raportojnë se Shkreli po drejton kompaninë e tij farmaceutike nga qelia, duke përdorur një celular të futur në mënyrë të paligjshme.

Zyra Amerikane e Burgjeve tha për “Associated Press” se ka nisur një hetim nëse personi me nofkën “Pharma Bro” ka shkelur rregullat e burgut që ndalojnë të burgosurit të drejtojnë biznese dhe të mbajnë aparat celular. Edhe “The Wall Street Journal”, raportoi se Shkreli vazhdon të ketë ende ndikim në kompaninë e themeluar prej tij “Pheonixus AG” edhe pse është në qeli, përmes një telefoni celular.

Por jo vetëm kaq. Ai ka postuar vazhdimisht në mediat sociale dhe madje ka pushuar nga puna drejtorin ekzekutiv të kompanisë disa javë më parë. Shkreli ndodhet në burg prej 17 muajsh, ndërsa vuan një dënim 7-vjeçar pasi u shpall fajtor për tetë akuza mashtrimi. Në Shtator të 2015-s, Shkreli rriti me 5000% çmimin e ilaçit “Daraprim”, që përdorej nga të sëmurët me HIV/AIDS duke e çuar çmimin në 750 dollarë për kapsulë. Në Dhjetor të 2015-s, ai u procedua penalisht për akuzën e mashtrimit dhe u shpall fajtor në Gusht të 2017-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!