Martin Leka: Sali Berisha të japë dorëheqjen! Gjikondi: Berisha është një “kalë i ngordhur”

schedule12:55 - 12 Maj, 2025

schedule 12:55 - 12 Maj, 2025

TIRANË- Partia Demokratike po shkon drejt një humbjeje të thellë në të gjithë vendin. Gazetari Martin Leka, u shpreh se demokratët duhet të bëjnë “referendum” për të larguar Sali Berishën nga drejtimi i PD.

Sipas tij, pas këtij dështimi spektakolar, Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen.

“Për pjesën e demokratëve, është referendum për të hequr Sali Berishën. Ajo që duhet të bëjë Sali Berisha, që sot, që nuk ka për ta bërë është një dorëheqje dhe një reformim i partisë me njerëz të ri”, tha Leka.

Analistja Brizida Gjikondi, u shpreh se demokratët e kanë kuptuar Sali Berisha nuk ka punuar për interesin e PD, por  për familjen e tij.

“Shqipëria ka bërë progres. Shqiptarët janë të vetëdijshëm. Berisha është një kalë i ngordhur, ka kohë që ka ngordhur. Ai po mbijeton vetëm për interesin e tij. Nuk është vetëm lista e mbyllur, që bëri një garnizon, grupin e tij të gatshëm që vuri Nokën dhe njerëzit më agresivë vuri në listën e sigurt, por dhe 6 mln euro që pagoi për të hequr njollën e vet, është parë nga të djathtë që Berisha po vepron dhe po funksionon vetëm në favor të familjes së tij dhe nuk ka pasur fare hallin e PD.”, pohoi Gjikondi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!