Martesë sekrete dhe ndryshime në testament, CR7 i befason të gjithë

schedule14:54 - 20 Nëntor, 2019

schedule 14:54 - 20 Nëntor, 2019

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, janë zyrtarisht burrë dhe grua. Siç raporton ‘Novelle 2000’, çifti është martuar në Marok në një ceremoni sekrete.

Ceremonia ka ndodhur në fund të këtij gushti dhe gjithçka është mbajtur e fshehtë. Portugezi para martesës ka kërkuar një ndryshim në testament, duke mbledhur të gjithë avokatët e tij.

Në 29 gusht, CR7 ka përditësuar testamentin e tij duke e futur dhe gruan e tij aty. Deri në atë kohë testamenti i tij menaxhohej plotësisht nga nëna e tij, por 34-vjeçari vendosi të vendoste dhe emrin e Georginës në të. /abcnews.al