Martesa mes dy gjinive është një tjetër temë që është diskutuar në Log. këtë të martë në panelin e të ftuarve, mes të cilëve teologu Miron Çako i cili ka deklaruar se nuk ndërhyjnë në jetën personale të asnjërit por duhet mbrojtur të drejtat e fëmijëve.
Çako në fjalën e tij ka theksuar se një fëmijë nuk mund të rritet në një familje me një çift nga e njëjta gjini dhe jashtë shtëpisë ai përballet me një realitet ndryshe.
“Martesa nga ana fetare quhet bashkimi i një burri dhe i një gruaje dhe martesa ka produkt, jo domosdoshmërisht, por është lindja e fëmijës që është dhe vijimi i jetës personale. Kjo është zgjedhje personale dhe ne nuk ndërhyjmë, por që të bëhet ligj një marrëdhënie e tillë është e patolerueshme. Për ne homoseksualiteti është mëkat. Ne pse nuk mendojmë për një fëmijë që nuk ka asnjë fat të vij në një realitet jashtë natyral, ku të jetë e të rritet në një çift dy meshkuj ose e anasjelltas. Nuk është normal që një fëmijë të rritet nga një prind. Aq më tepër kur një fëmijë rritet nga një çift i së njëjtës gjini që shikon jashtë natyrale brenda në shtëpi”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër sociologu Gëzim Tushi është shprehur se një fakt i tillë është debat i madh kohët e fundit, por nuk kemi në dorë të ndalojmë kënaqësinë emocionale të këtyre personave.
“Nisur nga parimi se trupi i njeriut është pronë private ai ka të drejtë të provojë si të dojë kënaqësitë e tij. lidhja homoseksuale është lidhje emocionale, që mund ti mungojë riprodhimi , që nuk është i domosdoshëm. Debati që bëhet sot është themelor, ajo që biologjia e lejon sot, ligji e ndalo”, ka thënë sociologu. /abcnews.al