Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martesa 6-vjeçare mori fund, Kanye West tradhëtoi Kim Kardashian me Jeffree Star

schedule07:26 - 7 Janar, 2021

schedule 07:26 - 7 Janar, 2021

Një ditë më parë bëri bujë në media lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West po i japin fund martesës pas 6 vitesh. Por ndërsa shkak i ndarjes supozohej se ishin problemet e shumta që kanë patur muajve të fundit çifti hollivudian, shumë shpejt vëmendja u përqendrua tek spekulimet se ndarja po vjen si shkak i tradhëtisë nga ana e reperit.

Megjithëse burime pranë çiftit kanë thënë se asnjëri nuk ka nisur të dalë me persona të tjerë, thashethemet kanë qenë të shfrenuara në lidhje me Kanye, pasi përflitet për një romancë të mundshme me blogerin dhe make up artistin, Jeffree Star.

Kim Kardashian and Kanye West Prepare to Divorce: Inside Their  Rollercoaster 2020 | PEOPLE.com



Rrjetet sociale u ndezën pasi ylli i TikTok-ut Ava Lousie tregoi se lajmi nuk e kishte çuditur aspak pasi e dinte prej kohësh që West e tradhëtonte bashkëshorten. Megjithëse nuk adresoi drejtpërdrejt emrin e personit në fjalë, influencuesja reagoi ndaj komenteve që flitej për Star, i cili ka një shtëpi në Wyoming, ku dhe Kanye ka qëndruar kohët e fundit në fermën e tij.

Nga ana tjetër, Louise tregon se një mike e saj, avokate e njohur në Los Angeles ka prova për tradhëtinë e West. As Kanye dhe as Jeffree nuk kanë reaguar lidhur me këto lajme. /abcnews.al

Kim Kardashian, Kanye West in Counseling as She Prepares for Divorce:  Source | PEOPLE.com

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!