Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Marta Kos të premten vizitë në Kosovë

schedule08:49 - 15 Maj, 2026

schedule 08:49 - 15 Maj, 2026

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë, në vizitën e saj të parë në vend që nga marrja e detyrës në vitin 2024.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kos do të zhvillojë takime me krerët institucionalë të Kosovës. Sipas njoftimit të Presidencës, ajo do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në orën 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.



Po ashtu, komisionerja evropiane do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Takimi është paraparë të mbahet në orën 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftim.

Vizita e Kos vjen në një periudhë të rëndësishme për raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, derisa vendi synon avancimin në procesin e integrimit evropian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!