“Ballokume” për integrimin/ Marta Kos vë verore në Elbasan: Fat BE dhe Shqipërisë. Përparim i merituar

schedule13:45 - 14 Mars, 2025

schedule 13:45 - 14 Mars, 2025

Në ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri, komisionerja për zgjerimin Marta Kos vizitoi qytetin e Elbasanit, e cila ishte edhe kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës.

Ajo vlerësoi rrugëtimin e vendit tone drejt familjes europian teksa u shpreh besimplotë që nëse ecet me këto ritme, së shpejti, Shqipëria do të jetë anëtarja e 28-të e Bashkimit Europian. Duke lene te kuptohet qe vendi yne do jete I pari nga ballkani perendimor qe do integrohet ne familjen europiane.

“Dje u takova me aktorë të ndryshëm dhe mund të them që Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme. Dëshiroj të përgëzoj të gjithë qytetarët shqiptarë për gjithcka që kanë arritur. Natyrisht ka shumë gjera për ti përgëzuar mirëpo duke vazhduar me këtë ritëm pune dhe me këtë passion që po punohet besoj që së shpejti, sepse ka ende shume detyra shtëpie per tu berë, po Bashkimi Europian mos të jetë një shtet me 27 vende anetare por me 28 ku Shqipëria të behet pjesë.”

 Komisionerja Kos garantoi edhe vijimësinë e fondeve europiane kryesisht për projektet sociale.

“Do të përpiqemi që fondet të vijojnë, gjithashtu edhe projektet pasi secili prej tyre po bën një punë të mrekullueshme në fushën specifike, mirëpo ai që kam më për zemër është projekti për të rinjte.”

Kos iu bashkua edhe atmosferës së festës duke vëne në duar dy verore, që sic thotë ajo njëra për ti sjellë fat Shqipërisë dhe tjetra Bashkimit Europian.

“Kam dëgjuar se veroret sjellin fat, kam vënë dy sot, një për ju dhe një për BE, që të jenë fatsjellëse”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!