Leonita Kuqi nga Agjensia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë u shpreh se agjensia e tyre në Kosovë mbështet gratë në sipërmarrje përmes grandskemave të ndryshme.
Gjithashtu nëse aplikuesit zotohen se do të punësojnë më shumë gra, ata diskriminohen pozitivisht duke u vlerësuar më shumë në komisione.
“Agjensia jonë i mbështet gratë përmes grandskemave të ndryshme, ku kemi arrit që vitin e kaluar në grand skemën për makineritë prodhuese dhe përpunuese nga 126 ndërmarrje, 24 biznese kanë qenë me pronësi gra.
Mundohemi që dhe përmes grandskemës për certifikimin e produkteve prej tyre kanë dalë 4 biznese me ndërmarrëse gratë. Bëjmë thirrje që gratë të aplikojnë për ne sepse i mbështesim dhe cfarë është pozitive është që kur aplikuesit nëse zotohen se do punësojnë sa më shumë gra, vlerësohen më shumë në komision vlerësues. Këtë e shohim si diskriminim pozitiv. Duhet bërë një lidhje mes Kosovës dhe Shqiprisë për të bërë një panair të përbashkët gratë në biznes.
Duhet si për shkëmbimin e eksperiencave dhe grandskemave. Gratë ndërmarrëse të bashkëpunojnë dhe të nisim bashkë ide. “
/ abcnews.al

