PRISHTINË- Ka nisur në Prishtinë tubimi me moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili po zhvillohet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, që po mbahen në Hagë.
Në shesh ka zbritur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i është bashkuar marshimit të qytetarëve në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Osmani është përshëndetur me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Mijëra shqiptarë janë tubuar në sheshet e Prishtinës, ndërsa jehojnë thirrjet: UÇK, Liri për Çlirimtarët!


