Marshim për Martinin/ Prindër dhe qytetarë: Reagim që mos të ketë tragjedi

schedule15:49 - 27 Nëntor, 2024

schedule 15:49 - 27 Nëntor, 2024

Prindër, nxënës, dhe aktivistë të shoqërisë civile marshuan këtë të mërkursë sërish për Martin Canin, 14 vjeçari që mbeti i vrarë disa ditë më parë.

Marshimi nisi nga shkolla 9 vjeçare “Fan Noli” dhe vazhdoi deri tek Ministria e Arsimit.

Qytetarët e Tiranës, që iu bashkuan protestës bënë thirrje për drejtësi dhe reagim, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Kjo është protesta e tretë për Martin Canin, ndërsa organizatorët bënë thirrje që ato të vazhdojnë./abcnews.al