Marshim në qytet, Flutura Açka: Elbasani, djepi i arsimit meriton një të ardhme plot begati

schedule22:28 - 17 Mars, 2021

schedule 22:28 - 17 Mars, 2021

Flutura Açka, kandidate e Partisë Demokratike në Elbasan, pas marshimit si një mesazh kundër dhunës, të zhvilluar me gratë në këtë zonë shprehet se qytetarët meritojnë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Ndërsa e konsideron Elbasanin djepin e qytetërimit, Açka nëpërmjet disa fotove të publikuara në rrjetin social “Facebook” shprehet se qyteti i luleve, Elbasani nuk meriton armiqësi dhe dhunë, por vetëm qetësi e qytetari.

Lexo edhe: VIDEO/ “Grushte në vend të ballokumeve në Ditën e Verës në Elbasan”, hap pas hapi, si ndodhi sherri

Kujtojmë se në Elbasan “Ditën e Verës” pati përplasje mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialistëve.

“Elbasani meriton qetësi! Elbasani…Djepi i arsimit, qyteti i luleve dhe art i fjalës e komunikimit, meriton qytetari dhe dituri, pa dhunë e pa armiqësi…me ne një të ardhme plot begati…”, shkruan Açka.

 

 

 

/abcnews.al/