Marseille tenton ta tundojë me rinovim, Villas-Boas nuk ndryshon mendje

schedule22:59 - 19 Maj, 2020

schedule 22:59 - 19 Maj, 2020

André Villas-Boas ka vendosur të largohet nga Marseille. Trajneri portugez firmosi me klubin francez 28 majin e vitit të kaluar dhe skuadra e tij zhvilloi një sezon shumë të mirë, duke u renditur e dyta dhe duke ia dalë të kualifikohet në Champions League, kompeticion ku u rikthye pas shtatë viteve mungesë.

Edhe pse ka një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe Marseille i ofron rinovimin me një tjetër vit, 42-vjeçari ka vendosur të largohet. L’Equipe raporton se dy janë shkaqet: problemet financiare të klubit, që nuk garantojnë përforcimin e skuadrës dhe largimi i Andoni Zubizarreta.

Spanjolli ishte ai që e bindi të transferohej në Francë, por ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv. Villas-Boas pritet të rikthehet në Premier League, aty ku ka drejtuar më parë skuadrat e Chelsea dhe Tottenham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!