“Marseille një klub madhështor”, Greenwood zbulon arsyen e transferimit në Ligue 1: Në Francë për De Zerbi

schedule18:36 - 19 Korrik, 2024

schedule 18:36 - 19 Korrik, 2024

E gjitha Evropa u vu pas tij, pas shpërthimit në La Liga.

“Ylli” anglez, Mason Greenwood ishte një prej “yjeve” të edicionit të kaluar, në elitën e futbollit spanjoll, tkesa pas një pezullimi të gjatë u kthye si i huazuar te skuadra e Getafe, për të cilën shënoi 10 e asistoi 6 gola të tjerë, në 36 ndeshje.

Juventus, Napoli, Atletico Madrid e Barcelona ishin në ndjekje të shërbimeve të tij, mirëpo në fund, 22-vjeçari zgjodhi të vazhdonte karrierën e tij, tek Olympique Marseille, me “Të Kaltërit” francezë, që paguan 31 milionë euro për kartonin e tij.

Vetëm një ditë pasi firmosi me klubin e tij më të ri, Greenëood ka folur për mediat franceze, ku ka zbuluar se një prej aryseve të zbarktimit, të tij, në “Velodrome” është edhe tekniku Roberto De Zerbi, me “yllin” e sulmit, i cili është një “tifoz” i madh i stilit të tij të lojës.

“Marseille është një klub madhështor, me një publik të jashtëzakonshëm dhe histori të madhe. Kam patur biseda të këndshme me De Zerbi. E di mirë stilin e futbollit që praktikojnë skuadrat e tij.

Kam parë disa ndeshje të Brighton. Trajneri ka ide të qarta taktike, ai është një nga shkaqet pse zgjodha Marseillen. Ishte kënaqësi të shihje atë skuadër në Premier League.

Mezi po pres të luaj nën urdhrat e De Zerbit. E kam lënë pas të kaluarën time. Unë dhe partnerja ime Harret, kemi arritur të jemi sërish një çift. Le të shohim nga e ardhmja. Po e pres me padurim fillim e aventurës me Marseille”,- u shpreh Greenwood. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!