Marseille nuk heq dorë nga Arkadiusz Milik. Napoli ka nxjerrë në merkato sulmuesin polak, i cili pëlqehet shumë nga nënkampionët e Francës.
10 milion euro ofroi Marseille për kartonin e goleadorit, por klubi italian e refuzoi. Në Francë nuk janë dorëzuar dhe po përgatisin një tjetër ofertë.
Alfredo Pedulla raporton se Marseille ka vendosur të rrisë ofertën, teksa po tenton të tundojë Napolin, duke lejuar klubin e De Laurentiis të mbajë një pjesë të kartonit.
Një gjë e tillë do të sillte të ardhura shtesë në arkat e klubit italian, gjithmonë nëse Marseille ia del të shesë Milik në të ardhmen te ndonjë ekip tjetër. /abcnews.al