Marseilla mund të jetë hapi i madh në karrierë për Kastratin, klubi francez dërgon skaut në Barcelonë

schedule16:55 - 26 Mars, 2022

schedule 16:55 - 26 Mars, 2022

Për portierin e kombëtares shqiptare, Elham Kastratin kanë filluar interesime nga skuadra të njohura.

“Supersport” raporton se për gardianin shqiptar, Marseille kërkon ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe për këtë sipas po të njëjtit burim thuhet se klubi francez ka dërguar skaut në Barcelonë për ta ndjekur më afër Kastratin.

Menaxheri i Kastratit, Serxho Mezi konfirmon se i dërguari i Marseille ka qenë i pranishëm në çdo seancë stërvitore të kryer në tokën spanjolle dhe sot do të jetë prezent në stadiumin “RCDE Stadium” për të ndjekur ndeshjen Spanjë-Shqipëri. Ai pritet të vijë edhe në “Air Albania” më 29 mars për të parë sfidën Shqipëri-Gjeorgji.

Elhan Kastrati po bën shumë mirë me Cittadellan në Serie B, ekip që po garon për një biletë në “play-off” dhe që ka mbrojtjen e gjashtë më të mirë në kampionat, kjo edhe për meritë të portierit nga Hasi. 25-vjeçari numëron 28 ndeshje këtë sezon me ekipin italian. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!