Marrin peng biznesmenin në Tiranë, arrestohet 35 vjeçari, në kërkim vëllai

schedule10:42 - 20 Prill, 2023

schedule 10:42 - 20 Prill, 2023

Dy vëllezër akuzohen se kanë marrë peng dhe dhunuar Gjergji Fela, 47 vjeç mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Sipas policisë është vënë në pranga 35 vjeçari Alban Bejo dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 28 vjeç Fatmir Bejo.

Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ky 35 vjeçari bashkë me vëllain e tij kanë marrë peng nga vendparkimi i një lokali shtetasin Gjergji Felaj, me qëllim për tu dhënë një shumë parash, me pretendimin se 47-vjeçari ua kishte borxh.

Gazetarja Xhensila Kodra, raporton për ABC News se autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit, por nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.

Ndër të tjera gazetarja e ABc News, raporton se dy vëllezërit janë persona me precedent penale përsa i përket lojërave të fatit.

“I hoqën lirinë një shtetasi, e kanosën dhe e dhunuan atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!