“Marrim edhe një sulmues, Muçi ka oferta! Bllokimi i merkatos? Të flasë fajtori po ishte burrë”

schedule23:58 - 18 Janar, 2021

schedule 23:58 - 18 Janar, 2021

Tefik Osmani, drejtori sportiv i Tiranës, është i ftuar në emisionin “Pressing”ABC. Korçari ka folur për tema të ndryshme në emision. “Dede është më i qetë tani, pasi lojtarët e dëmtuar dhe afrimet do i japin dhimbje koke për të zgjedhur. Flitet se Kukësi ka probleme, por ata nuk kanë pasur mungesa si ne. Ne nuk kemi pasur Cale, e Torassa. Nuk po e quaj Cobbinah. Po t’ia heqim këto lojtarë ekipeve të tjera, presidenti jo i largon, por nuk di ku i çon.

Do vijë një numër, profesor Nevili e ka parë. Nuk i kanë dhënë merita Tiranës në studio të ndryshme. Merita ka akademia. Kundër Teutës janë aktivizuar 7 lojtarë të akademisë. Ne nga fillimi kemi pasur mungesa të rëndësishme, që kur ishte Egbo. Nuk është kjo gjendja reale e asaj që kërkojmë. Po t’i kishte pasur ekip tjetër do ishte akoma më poshtë.

Është e vërtetë që profesor Nevili nuk i ka marrë ata lojtarët. Nuk jam dakord me komentet që thonë se i hodhi lojtarët. Nuk duhen thënë nga njerëz të futbollit fjalë të tilla. U ka dhënë të gjithëve besim. Vetëm portieri Ilion Lika nuk ka marrë minuta”.

“Shitja e Muçit? Ka pasur oferta, edhe mund të jenë të vërteta shifrat që dalin në media. Presidenti nuk i pranon ato shifra. Shumë shpejt mund të ketë ndonjë ofertë më të mirë”.

“Bllokimi i merkatos? Po ta kishte një klub tjetër atë gjobë, do të mbante ata lojtarë dhe nga për titull mund të llogariste edhe qëndrimin në kategori. Person përgjegjës? Po të jetë burrë del dhe kërkon falje. Mund të dalë dhe të thotë që unë kam gabuar.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!