Në forumin “BE-ja takon Ballkanin” Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Ai ka thënë se marrëveshja është arritur dhe nuk mund të zhbëhet.
“Marrëveshja është aty dhe nuk mund të zhbëhet. Po të kishte pasur marrëveshje më të mirë, apo të kishte pasur propozim më të mirë, dikush do të propozonte. Nuk është ashtu. Duhet fokusuar te zbatimi i kësaj marrëveshje”, ka thënë Lajçak.
Gjithashtu shton se duhet krijuar një atmosferë e përshtatshme për normalizim, shkruan Kosovapress. Ndërsa për moszbatimin e marrëveshjes, Lajçak ka thënë se arsyeja është “se palët nuk janë të gatshme për normalizim”.