Pakti i PD me aleatët dhe LSI, Braho në “Log.”: Shpikje prej ndryshimeve të njëanshme në kushtetutë

schedule23:15 - 1 Mars, 2021

schedule 23:15 - 1 Mars, 2021

Këtë mbrëmje në “Log” me Endri Xhafon, gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj u shpreh ndër të tjera se nëse nuk do të kishin ndodhur ndryshimet në Kushtetutë korrikun e vitit që shkoi, diskutimet mes palëve mund të ishin ndryshe.

“Është e domosdoshme që palët të riorganizoheshin. PD mori me vete aleatët historikë e LSI për takticizëm elektoral, për të marrë më shumë vota të majta, doli me listë të saj. Marrëveshja, mban të njëjtin kusht që ka vendosur PD, me aleatët.”

Mustafaraj tha po ashtu se do të jenë rezultatet zgjedhore pas 25 prillit që do të përcaktojnë hapësirat që do të ketë LSI, dhe aletet e Bashës që janë në listat e PD.

“Krahas marrëveshjes, Kryemadhi e Basha, u kujdesën që t’i drejtohen strukturave që të kenë bashkëpunim në terren. Qëllimi nuk është të luftojnë për të marrë mandate, nuk duhet të marrë mandate që ka pasur LSI në zgjedhjet e kaluara, por të dyja të luftojnë për të marrë mandate nga e majta.”

Juxhin Mustafaraj raportoi po ashtu, se nga komunikimet që ai ka pasur me përfaqësues të LSI, kjo parti nuk do të tentojë të marrë mandate në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit.

Pakënaqësitë kanë filluar të shfaqen, të hënën e ardhshme mund të bëhen publike. Fillimisht ka pasur një draft, PD ishte drejtuese, logoja e PD ishte përfaqësuese, por gjate mesditës, negociate e dyte mes Bashës e kreut të PR dhe atij të PAA, kërkuan që në paraqitje që do t’i bëhet fletës së votimit, poshtë logos së koalicionit të vendoset dhe ajo e partive.”

Kurse, Ledio Braho në studio u shpreh se këto lëvizje që po bëjnë partitë janë disa shpikje që vijnë si pasojë e ndryshimeve që u bënë në kodin zgjedhor pa konsensus.

“Janë mekanizma për të ndryshuar atë që tentoi të ndryshonte në mënyrë të njëanshme. Prandaj ne sot bëjmë debat për këtë çështje. Ndryshe, palët do të garonin me armë të barabarta. Nëse ndryshimet nuk do të ishin të njëanshme, nuk do të ishin të nevojshme.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!