Marrëveshje të paligjshme mes politikanëve dhe mafiozëve, arrestohen 43 persona në Itali

schedule12:10 - 27 Qershor, 2023

schedule 12:10 - 27 Qershor, 2023

Policia Italiane ka vënë në pranga 43 persona të cilët akuzohen për përfshirje në aktivitete kriminale dhe në mbështetje të organizatës Ndrangheta.

Mediat shkruajnë se operacioni është zhvilluar nga karabinierët Catanzaro, në Kalabri, të cilët kanë kryer arrestimet pas një hetimi për marrëveshje të paligjshme mes politikanëve të pushtetit vendor dhe anëtarëve të organizatës mafioze Ndrangheta.

Sipas informacioneve të deritanishme, shumë prej të arrestuarve akuzohen për ushtrim të padrejtë ndikimi, me qëllim zgjedhjen e personave konkretë, falë mbështetjes vendimtare të Ndrangheta.

Në të njëjtën kohë, sipas mediave italiane, ka të dhëna për një sërë mashtrimesh, të kryera me kanosje mafioze.

Ashtu siç ndodh shpesh në Italinë e Poshtme, akuzat lidhen me incidente në të cilat veprimtaria mafioze dhe kriminale “plotësojnë njëra-tjetrën”, si blerja e paligjshme e sendeve me vlerë, zhvatja dhe konkurrenca e pandershme, me kërcënime dhe zhvatje parash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!