Marrëveshje për mijëra euro borxh, një propozim për Radas

schedule08:52 - 19 Nëntor, 2019

schedule 08:52 - 19 Nëntor, 2019

Skënderbeu një vit më parë ka pasur ka pasur probleme financiare, ndërkohë që ka lojtarë që ende nuk janë shlyer. Një prej tyre është edhe kroati Marko Radas, që sipas “Panorama Sport” pret të marrë nga klubi korçar një shumë prej 15 mijë eurosh.

Gazeta në fjalë raporton për një marrëveshje të bërë mes mbrojtësit qendror dhe klubit të Skënderbeut dhe tashmë ai pret muajin janar për të rishikuar edhe njëherë gjendjen në llogarinë e tij bankare.

Ndërkohë presidenti Takaj i ka ofruar atij edhe një bashkëpunim të mëtejshëm si drejtues në klub, ose si zbulues talentesh në Ballkan. Radas, tashmë 36 vjeç, aktualisht aktivizohet me Rudes në Kroaci dhe karriera e tij si futbollist është drejt fundit.

Kështu që padyshim ai do ta marrë në konsideratë propozimin e korçarëve, sigurisht nëse merr garancitë e duhura në aspektin financiar. Me një Skënderbe jashtë Europe, padyshim që situata nuk do të jetë e lehtë në këtë aspekt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!