Marrëveshje në sekondat e fundit, Basha: Aleanca për ndryshim, sot siguruam fitoren e Shqipërisë

schedule23:43 - 24 Shkurt, 2021

schedule 23:43 - 24 Shkurt, 2021

Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes me aleatët për të dalë si një koalicion i përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit, kreu i PD Lulzim Basha është zotuar për fitoren e Shqipërisë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se PD dhe aleatët e saj kanë plane serioze për ta çuar Shqipërinë drejt fitores.

Ai akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim ndërkohë që vendet e tjera kanë qenë shumë të suksesshëm.

“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës.

Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë.

Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!”, shkruan Basha./mv.abnews.al