“Daily Mail” raportoi se mes Manchetser Cityt dhe Erling Haaland ishte arritur një marrëveshje dhe se sulmuesi norvegjez do të bëhej lojtari më i pasur në Premier League, pasi do të fitonte 603 mijë euro në javë.
Pas këtyre zërave ka reaguar edhe një mik i afërt me Haaland, Jan Aage Fjortoft, i cili ka përgënjeshtruar këto zëra, teksa është shprehur se nuk është arritur akoma asnjë marrëveshje mes palëve.
“Siç kam raportuar prej muajsh, Erling Haaland mund të përfundojë te Manchester City ose Real Madrid. Ata janë dy skuadrat favorite, por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Como he informado durante meses, Erling Haaland podría terminar en Manchester City y Real Madrid.
Los dos favoritos.
Pero NO hay acuerdo hasta ahora— Jan Aage Fjørtoft ?️? ?? ?? (@JanAageFjortoft) April 19, 2022