Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshje me Universitetin Politeknik/ Balluku: Fillimi i një nisme të re. Mbështesim studentë me praktika të paguara pune

schedule10:15 - 1 Tetor, 2025

schedule 10:15 - 1 Tetor, 2025

Këtë të mërkurë është firmosur marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.

Kjo marrëveshje është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se marrëveshja që nënshkruhet, shënon fillimin e një nisme të re.

Po ashtu nënvizoi se ky bashkëpunon ka një nga komponentët më të rëndësishëm barazinë gjinore.

“Ky vit përkon edhe më një iniciativë të re pjesë për paktin për Universitetin që nisi në 2018. Që nga ajo kohë bashkëpunimi ka qenë i ngushtë. Është e rëndësishme që Shqipëria të punojë për ngritjen e një kapitali njerëzor që do t’i përgjigjet edhe kërkesave të tregut europian jo vetëm të vendit tonë. Sot më shumë se kurrë ka një kërkesë të lartë për burime njerëzore, por duhet të jenë të trajnuar dhe të kalojnë të gjitha kriteret. Prandaj sot duhet të investojmë tek të rinjtë, tek ata që do të udhëheqin Shqipërinë drejt një zhvillimi të vrullshëm dhe të arsyeshëm ndaj qeveria Rama ka vendosur njeriun në qendër. Paga mesatare kombëtare brenda këtij mandati do të arrijë 1 mijë euro. Por vetëm kjo nuk mjafton. Formimi i brezit të ri është prioritet i posaçëm, synojmë të rekrutojmë profesionistë të rinj jo vetëm për t’i trajnuar por edhe për punime afatgjate. Një pjesë e mirë e ekspertëve janë në vitet e fundit të karrierës dhe do t’i duhet t’i lënë stafetës një gjenerate të re. OSSHE ka hapur një thirrje për më shumë inxhinierë e teknikë të rinj, duke ndryshuar kështu edhe formatin”, tha Balluku duke shtuar: “Në varësi të ecurisë së programit do të rrisin numrin e praktikantëve., Kohëzgjatja e programit do të përputhet plotësisht me kurrikulën, siç është dakordësuar edhe me Universitetin”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!