Marrëveshje me Berishën për zgjedhjet? Përgjigjet Shehi: Për këshillat bashkiakë hyjmë vetëm

schedule20:40 - 11 Nëntor, 2022

schedule 20:40 - 11 Nëntor, 2022

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka folur për mundëstitë e një marrëveshjeje me Sali Berishën për zgjedhjet lokale në “Radar Informativ”.

Ai bëri me dije se LZHK do të hyjë vetëm në garën për këshillat bashkiakë, nëse për kryetarin e bashkisë la vend për diskutime.

“Pak a shumë po piqet ideja që për proporcionalin do të hyjmë vec e veç. Dhe kjo është më e drejta që çdo parti ta di sa vota merr. Për kryetarin e bashkisë është një shans që të negocojmë edhe disa muaj. Unë jam i idesë që të gjejmë një njeri të mirë, të zotin. Primaret le t’i bëjnë, është mirë, por kjo nuk është vendimtare. Në qoftë se duam të nxjerrim popullin gri nuk është kjo formula që t’i vëmë stampën Berisha-Meta ndonjë kandidati. Nuk mund t’ua ngarkojmë këtë kandidatëve të rinj. Në qoftë se duam të çelim një shteg të ri, duhet ta çlirojmë këtë dhe t’u japim shans këtyre djem dhe vajzave të reja”, tha Shehi.

Deputeti vlerësoi edhe kandidatët në primaret e Tiranës dhe vuri në dukje se është koha ajo që do ta tregojë se kush ka më shumë adtësi dhe kapacitet politik që të përballet me çështjet publike e mbi të gjitha të përfaqësojë sa më shumë qytetarë.

Ai mohoi një bashkëpunim me grupin e Enkelejd Alibeajt, duke pranuar njëkohësisht se “për aleancë e ftojnë të gjithë”, por theksoi se nuk dëshiron të ngatërrohet me këtë problem të PD-së. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!