Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë mbi linjënn ushtarake zemëroi Serbinë. Në optikën e ish- ambasadorit Arben çejku, kjo marrëveshje synon të rris kapacitetet mbrojtëse. Ndër të tjera, u shpreh se buxheti i shtetit tonë ka kryer shpenzime të cilat nuk kanë shërbyer për rritje kapacitetesh.
“Është një marrëveshje normale që synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, në çdo rast është një lloj koalicioni për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, prodhuese. Bëhet fjalë për rritje kapacitetesh, modernizim ushtrie, por nuk do të rrisim menjëherë numrin e ushtarëve.
Nëse i hymë buxhetit të shtetit, shohim që shumica e tij nuk është harxhuar për rritje kapacitetesh ushtarake, por shpenzime të tjera që nuk kanë asnjë vlerë. Nëse e kemi seriozisht mbrojtjen e vendit ne jemi ende pas asaj që duhet të bëjmë, jo vetëm si vend i NATO-s por edhe vend që synojmë BE. Risia është që është një marrëveshje trilaterale dhe nëse bashkohen shtete të tjera, e bën më interesante sesa marrëveshjet e tjera bilaterale.”, tha ish ambasadori.
/ abcnews.al