Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për lëvizjen e lirshme të qytetarëve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga Kosova, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Ndërsa nuk nguron të falënderoje të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.
Gjithashtu Albin Kurti tha se reciprociteti duhet të jetë përbrenda çdo zgjidhjeje normalizuese me Serbinë, teksa foli për marrëveshjen e arritur me Beogradin sa i përket dokumenteve identifikuese.
Reagimi i plote i Kurtit
/abcnews.al/