Mbrëmjen e sotme në “Real Story” u diskutua marrëveshja që ka firmosur Shqipëria me Italinë, për pranimin refugjatëve afrikanë.
Analisti Mentor Nazarko tha se me këtë akt, Shqipëria ka kthyer “reston” dhe borxhin moral ndaj vendit fqinj në lidhje me eksodin e shqiptarëve në vitit 1990.
Krahas këtij borxhi moral, për Nazarkon kryeministri Edi Rama ia ka dalë që Shqipërisë ta kthejë në një lajm të madh, të paktën brenda Evropës.
“Shqipëria shlyen një barrë dhe Rama përmes këtij veprimi ka arritur jo thjesht të shlyejë një barrë midis dy popujve dhe ta shndërrojë Shqipërinë një një lajm të madh, të paktën europian”, tha ai.
Ky protokoll bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë shtoi Nazarko do të ndikojë në aspektin psikologjik për frenimin e emigrantëve, të cilët do tentojnë të mbërrijnë në Itali. Gjithsesi ai shton se kjo marrëveshje do duhej të kalonte përmes parlamentit shqiptar.
“Ekstraterritorialiteti i këtyre dy strukturave, në një Portin e Shëngjinit dhe një strukturë në ish-aeroportin e Gjadrit dhe kjo është një çështje që ka krijuar diskutim. Deri sa të jetësohet marrëveshje, është pjesa psikologjike e shkuarajimit kjo i dekurajon. Kjo është e para. Unë mendoj se kjo marrëveshje duhet të kalojë në parlament”, tha ai.