Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh nesër Kryesinë

schedule19:41 - 6 Qershor, 2020

schedule 19:41 - 6 Qershor, 2020

Lideri i Opozitës Lulzim Basha do të mbajë një mbledhje ditën e nesërme me anëtarët e kryesisë.

Burime nga PD, thanë për gazetarin Juxhin Mustafaraj se kryedemokrati Lulzim Basha do i prezantojë anëtarëve të kryesisë procesin se si u arrit dakordësia për identifikimin biometrik dhe pse u refuzua nga PS formula e propozuar për depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore.

Në mbledhje me kryesinë pritet që Basha të japë edhe udhëzime për nisjen e takimeve në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Mbledhja është njoftuar se do të mbahet nesër rreth orës 11:00./abcnews.al.