Marrëveshja për lirimin e pengjeve, delegacioni i Katarit mbërrin në Izrael për të monitoruar situatën

schedule15:07 - 25 Nëntor, 2023

schedule 15:07 - 25 Nëntor, 2023

Një delegacion nga Katari  mbërriti sot në Izrael me qëllim monitorimin e  marrëveshjes midis shtetit hebraik dhe Hamasit për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve dhe armëpushimit, sipas mediave izraelite.

Një avion privat i Katarit, me anëtarë të delegacionit të Katarit, zbarkoi në orët e para të mëngjesit në aeroportin Ben-Gurion të Izraelit. Avioni ishte nisur nga Larnaka, raportoi rrjeti publik izraelit Kan.

Një nga diplomatët theksoi se ekipi shkoi në Izrael për të siguruar që marrëveshja të zbatohet pa probleme. Ata pritet të diskutojnë hapat e mëtejshëm për zbatimin e marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, si dhe me ndërmjetësit në Doha.

Katari dhe Egjipti konsiderohen ndërmjetësues të rëndësishëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Katari ka marrëdhënie të ngushta me grupin islamik, megjithëse vendi i Gjirit nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Izraelin.

 /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!