Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”, rol edhe Tony Blair

schedule20:59 - 29 Shtator, 2025

schedule 20:59 - 29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo të përfundojë lufta.

Në një konferencë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Trump tha se nuk ishte vendimi i tij për të drejtuar bordin.

“Më besoni, jam shumë i zënë”, tha ai — por shtoi se ishte dakord me këtë gjithsesi, shkruan CNN.

“Udhëheqësit e botës arabe dhe të Izraelit dhe të gjithë të përfshirët më kërkuan ta bëja këtë”, dekaroi Trump.

Një dokument i publikuar nga Shtëpia e Bardhë më parë tha se bordi do të përfshinte krerë të tjerë shtetesh, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, i cili luajti një rol të madh në zhvillimin e planit të ri.

Ofensiva izraelite në Gazë ka lënë të vdekur mbi 66 mijë palestinezë, kryesisht civilë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze, të cilat OKB-ja i konsideron kredibile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!