Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Inovatore dhe e dobishme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

schedule12:59 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 12:59 - 6 Dhjetor, 2023

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka folur sërish për marrëveshjen e firmosur me Shqipërinë për emigrantët. Për mediat vendase, ajo e përcaktoi marrëveshjen si novatore dhe të dobishme.

Kryeministrja italiane tha se nuk e di përse forcat e majta po e kontestojnë marrëveshjen me Shqipërinë, marrëveshje e cila sipas Melonit është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

“Dje Këshilli i Ministrave ratifikoi marrëveshjen, e cila është inovative dhe ecën në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Është e nevojshme të menaxhohet dhe dekongjesohet burokracia e lidhur me emigracionin e paligjshëm. Marrëveshja për imigracionin me Shqipërinë mund të përfaqësojë edhe një precedent nëse arrijmë ta bëjmë të funksionojë mirë.

Partia Demokratike u përpoq të largonte Edi Ramën e gjorë që është socialist nga PSE vetëm sepse të ndihmosh Italinë nuk është e majtë. Nuk e di pse e konteston kështu e majta, ndoshta sepse besojnë se nuk mund ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet edhe pse jemi përballur me flukse të papara”, tha Meloni.

Kujtojmë që Këshilli i Ministrave në Itali miratoi një ditë më parë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, që u firmos nga Kryeministrat Meloni dhe Rama më 6 Nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!