Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja në Bruksel, zyrtari DASH: Do përdorim karotat për të inkurajuar palët

schedule19:04 - 28 Shkurt, 2023

schedule 19:04 - 28 Shkurt, 2023

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku së bashku me gazetarë të tjerë nga Rajoni ka qenë prezente në një komunikim të një zyrtari të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me marrëveshjen e mbrëmshme në Bruksel.

E ftuar në “Special Report me Arlind Isa”, Karadaku tha se SHBA ka përshëndetur dakordimin, ndërsa është thënë që tani për tani po përdoret plani me karotat dhe jo shkopinjtë.

Gazetarja bën me dije se po ashtu pritet që pas nënshkrimit të marrëveshjes pritet që për dy vendet të ketë paketë financiare dhe politika lehtësuese.

SHBA e kanë përshëndetur dakordimin, por që në fakt nuk është nënshkrimi i marrëveshjes.

Ajo që na u tha sot, është që vendimi që tani për tani është përdoren karotat dhe jo shkopinjtë. Pra përdoren karotat me shpresën që nuk do të ketë nevojë për shkopinjtë.

Bëhet  fjalë për një paketë financiarë për Kosovën dhe Serbinë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Në Bruksel po diskutohet liberalizimi i vizave të Kosovës, në kuadër të karotës.

Paratë dhe politika lehtësuese?

Ashtu ka qenë gjithmonë. Marrëveshje të tilla janë shoqëruar me paketë të madhe financiare për të mbështetur vendet respektive, por edhe për të mbështetur zyrtarët dhe qeveritë që bëjnë një hap të madh përpara.

Të mos harrojmë që nuk është e lehtë arritja e një marrëveshje të tillë, duhen kaluar shumë barriera. Në rastrin e Kurtit duhet kaluara e gjithë e kaluara e tij.

Për Vuçiç është po aq e vështirë, mos edhe më shumë pasi bëhet fjalë për pranim defacto të Kosovës.

Zyrtari i lartë amerikan theksoi se ka qenë një hap shumë i rëndësishëm. Por ajo që mbetet për të parë është zbatimi i marrëveshjes. Bëhet fjalë për aneksin e zbatimit i cili përmban të gjitha modalitet se si do të zbatohen 11 pikat e marrëveshjes. Me aneksin e zbatimit të marrëveshjes që ka afate kohore.

Kosova duhet të paraqesë në Bruksel një draft për asociacionin 15 ditë që nga momenti që nënshkruhet marrëveshja.

 Ajo që dimë është që qeveria e Kosovës mund ta ketë një draft gati.

Ajo që tha zyrtari i lartë amerikan sot në lidhje me asociacionin është pikërisht kjo që ai është një detyrim ligjor ndërkombëtar që Kosova e ka marrë 10 vite më parë. Dhe çështja është tani bisedimet duhet të fillojnë menjëherë.

Po shkopinjtë, çfarë parashikojnë?

Unë po jua citoj fjalë për fjalë. “Pritshmëria jonë është që nuk do të duhet të përdorim shkopinjtë. Do të përdorim karota që për të inkurajuar që të ecin përpara në proces, ato karota i sjellin palët në një marrëdhënie paqësore dhe të parashikueshme, por erdhe hap më shumë dyert që të integrohen në strukturat evropiane dhe euro -atlantike”.

Nëse do të duhet të shkohet te shkopinjtë, është izolimi ndërkombëtar dhe rrezikimi i mbajtjes së një statukuoje, përsëritje e modelit qipriot”, u shpreh Linda Karadaku.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!