Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja në Bruksel, deputetja e LVV: Në plan nuk përfshihet Asociacioni, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese

schedule19:48 - 28 Shkurt, 2023

schedule 19:48 - 28 Shkurt, 2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Fitore Pacolli, në një lidhje Skype në “Edicionin Qëndror të Lajmeve” në ABC News komentoi marrëveshjen e arritur mbrëmjen e djeshme në Bruksel.

Deputetja u shpreh se Kurti nuk ka hequr dorë nga premtimet e tij të bëra gjatë fushatës, e në lidhje me Asociacionin theksoi se ai nuk përfshihet në planin e BE, përkundër asaj që flitet.

Pacolli shtoi se marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin ka rënë poshtë nga Gjykata Kushtuese.

Këtu në Kosovë Kurti po kritikohet për Asociacionin. Thonë që Kurti ka hequr dorë nga premtimet  e tij, por ai nuk ka hequr dorë nga asgjë.

Diskutimi është mbartur tek plani evropian, ai nuk ka të bëjë me  marrëveshjet e mëparshme. Në plan nuk përmendet Asociacioni. Përmendet rregullimin i funksionimit të komunave.

Marrveshja e vitit 2013 ka rënë poshtë nga Gjykata e Kushtetuese, e për rrjedhojë është një çështje e mbyllur.

Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria nuk kanë shkelur asnjë premtim”, tha ndër të tjera Pacolli.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!