Rusia dhe Ukraina kanë bërë shkëmbimin e 270 të burgosurve dhe 120 civilëve.
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky deklaroi se faza e parë e një shkëmbimi të tillë ka përfunduar.
Po i sjellim njerëzit tanë në shtëpi. Janë 390 persona. Të shtunën dhe të dielën presim që shkëmbimi të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike për t’i bërë të mundur hapa të tillë”, ka thënë mes të tjerash Zelensky.
/abcnews.al/

